< Luka 18 >

1 Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,
ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܕܝܢ ܐܦ ܡܬܠܐ ܕܒܟܠ ܥܕܢ ܢܨܠܘܢ ܘܠܐ ܬܡܐܢ ܠܗܘܢ
2 duke thënë: “Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.
ܕܝܢܐ ܚܕ ܐܝܬ ܗܘܐ ܒܡܕܝܢܬܐ ܚܕܐ ܕܡܢ ܐܠܗܐ ܠܐ ܕܚܠ ܗܘܐ ܘܡܢ ܒܢܝܢܫܐ ܠܐ ܡܬܟܚܕ ܗܘܐ
3 Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: “Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim”.
ܐܪܡܠܬܐ ܕܝܢ ܚܕܐ ܐܝܬ ܗܘܬ ܒܡܕܝܢܬܐ ܗܝ ܘܐܬܝܐ ܗܘܬ ܠܘܬܗ ܘܐܡܪܐ ܬܒܥܝܢܝ ܡܢ ܒܥܠ ܕܝܢܝ
4 Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: “Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s’kam respekt për asnjeri,
ܘܠܐ ܨܒܐ ܗܘܐ ܙܒܢܐ ܤܓܝܐܐ ܒܬܪܟܢ ܕܝܢ ܐܡܪ ܒܢܦܫܗ ܐܢ ܡܢ ܐܠܗܐ ܠܐ ܕܚܠ ܐܢܐ ܘܡܢ ܒܢܝܢܫܐ ܠܐ ܡܬܟܚܕ ܐܢܐ
5 duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t’ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë””.
ܐܦܢ ܡܛܠ ܕܡܠܐܝܐ ܠܝ ܗܕܐ ܐܪܡܠܬܐ ܐܬܒܥܝܗ ܕܠܐ ܒܟܠ ܥܕܢ ܬܗܘܐ ܐܬܝܐ ܡܗܪܐ ܠܝ
6 Dhe Zoti tha: “Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i padrejtë.
ܘܐܡܪ ܡܪܢ ܫܡܥܘ ܡܢܐ ܐܡܪ ܕܝܢܐ ܕܥܘܠܐ
7 Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre?
ܐܠܗܐ ܕܝܢ ܠܐ ܝܬܝܪܐܝܬ ܢܥܒܕ ܬܒܥܬܐ ܠܓܒܘܗܝ ܕܩܪܝܢ ܠܗ ܒܐܝܡܡܐ ܘܒܠܠܝܐ ܘܡܓܪ ܪܘܚܗ ܥܠܝܗܘܢ
8 Po, unë ju them se ai do t’ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?”.
ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܢܥܒܕ ܬܒܥܬܗܘܢ ܒܥܓܠ ܒܪܡ ܢܐܬܐ ܒܪܗ ܕܐܢܫܐ ܘܢܫܟܚ ܟܝ ܗܝܡܢܘܬܐ ܥܠ ܐܪܥܐ
9 Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët.
ܘܐܡܪ ܗܘܐ ܡܬܠܐ ܗܢܐ ܠܘܩܒܠ ܐܢܫܐ ܐܝܠܝܢ ܕܬܟܝܠܝܢ ܥܠ ܢܦܫܗܘܢ ܕܐܝܬܝܗܘܢ ܙܕܝܩܐ ܘܒܤܝܢ ܥܠ ܟܠܢܫ
10 “Dy njerëz u ngjitën në tempull për t’u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës.
ܬܪܝܢ ܓܒܪܝܢ ܤܠܩܘ ܠܗܝܟܠܐ ܠܡܨܠܝܘ ܚܕ ܦܪܝܫܐ ܘܐܚܪܢܐ ܡܟܤܐ
11 Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: “O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës.
ܘܗܘ ܦܪܝܫܐ ܩܐܡ ܗܘܐ ܒܝܢܘܗܝ ܠܢܦܫܗ ܘܗܠܝܢ ܡܨܠܐ ܗܘܐ ܐܠܗܐ ܡܘܕܐ ܐܢܐ ܠܟ ܕܠܐ ܗܘܝܬ ܐܝܟ ܫܪܟܐ ܕܐܢܫܐ ܚܛܘܦܐ ܘܥܠܘܒܐ ܘܓܝܪܐ ܘܠܐ ܐܝܟ ܗܢܐ ܡܟܤܐ
12 Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam”.
ܐܠܐ ܨܐܡ ܐܢܐ ܬܪܝܢ ܒܫܒܬܐ ܘܡܥܤܪ ܐܢܐ ܟܠ ܡܕܡ ܕܩܢܐ ܐܢܐ
13 Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t’i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit”.
ܗܘ ܕܝܢ ܡܟܤܐ ܩܐܡ ܗܘܐ ܡܢ ܪܘܚܩܐ ܘܠܐ ܨܒܐ ܗܘܐ ܐܦ ܠܐ ܥܝܢܘܗܝ ܢܪܝܡ ܠܫܡܝܐ ܐܠܐ ܛܪܦ ܗܘܐ ܥܠ ܚܕܝܗ ܘܐܡܪ ܐܠܗܐ ܚܘܢܝܢܝ ܠܚܛܝܐ
14 Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet”.
ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܢܚܬ ܗܢܐ ܡܙܕܩ ܠܒܝܬܗ ܝܬܝܪ ܡܢ ܗܘ ܦܪܝܫܐ ܟܠ ܐܢܫ ܓܝܪ ܕܢܪܝܡ ܢܦܫܗ ܢܬܡܟܟ ܘܟܠ ܕܢܡܟ ܢܦܫܗ ܢܬܬܪܝܡ
15 I prunë edhe disa fëmijë të vegjël që t’i prekte; por dishepujt, kur panë këtë, i qortuan.
ܩܪܒܘ ܗܘܘ ܠܗ ܕܝܢ ܐܦ ܝܠܘܕܐ ܕܢܩܪܘܒ ܠܗܘܢ ܘܚܙܘ ܐܢܘܢ ܬܠܡܝܕܘܗܝ ܘܟܐܘ ܒܗܘܢ
16 Atëherë Jezusi i thirri fëmijët pranë vetes dhe tha: “I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
ܗܘ ܕܝܢ ܝܫܘܥ ܩܪܐ ܐܢܘܢ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܫܒܘܩܘ ܛܠܝܐ ܐܬܝܢ ܠܘܬܝ ܘܠܐ ܬܟܠܘܢ ܐܢܘܢ ܕܕܐܝܠܝܢ ܓܝܪ ܕܐܝܟ ܗܠܝܢ ܐܢܘܢ ܕܝܠܗܘܢ ܗܝ ܡܠܟܘܬܐ ܕܫܡܝܐ
17 Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje”.
ܐܡܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܡܢ ܕܠܐ ܢܩܒܠ ܡܠܟܘܬܐ ܕܐܠܗܐ ܐܝܟ ܛܠܝܐ ܠܐ ܢܥܘܠ ܠܗ
18 Një nga krerët e pyeti duke thënë: “Mësues i mirë, ç’duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?”. (aiōnios g166)
ܘܫܐܠܗ ܚܕ ܡܢ ܪܫܢܐ ܘܐܡܪ ܠܗ ܡܠܦܢܐ ܛܒܐ ܡܢܐ ܐܥܒܕ ܕܐܪܬ ܚܝܐ ܕܠܥܠܡ (aiōnios g166)
19 Dhe Jezusi i tha: “Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.
ܐܡܪ ܠܗ ܝܫܘܥ ܡܢܐ ܩܪܐ ܐܢܬ ܠܝ ܛܒܐ ܠܝܬ ܛܒܐ ܐܠܐ ܐܢ ܚܕ ܐܠܗܐ
20 Ti i njeh urdhërimet: “Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rrem, ndero atin tënd dhe nënën tënde””.
ܦܘܩܕܢܐ ܝܕܥ ܐܢܬ ܠܐ ܬܩܛܘܠ ܘܠܐ ܬܓܘܪ ܘܠܐ ܬܓܢܘܒ ܘܠܐ ܬܤܗܕ ܤܗܕܘܬܐ ܕܫܘܩܪܐ ܝܩܪ ܠܐܒܘܟ ܘܠܐܡܟ
21 Dhe ai tha: “Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia”.
ܐܡܪ ܠܗ ܗܠܝܢ ܟܠܗܝܢ ܢܛܪܬ ܐܢܝܢ ܡܢ ܛܠܝܘܬܝ
22 Si e dëgjoi, Jezusi i tha: “Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq”.
ܟܕ ܫܡܥ ܕܝܢ ܗܠܝܢ ܝܫܘܥ ܐܡܪ ܠܗ ܚܕܐ ܚܤܝܪܐ ܠܟ ܙܠ ܙܒܢ ܟܠ ܡܕܡ ܕܐܝܬ ܠܟ ܘܗܒ ܠܡܤܟܢܐ ܘܬܗܘܐ ܠܟ ܤܝܡܬܐ ܒܫܡܝܐ ܘܬܐ ܒܬܪܝ
23 Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur.
ܗܘ ܕܝܢ ܟܕ ܫܡܥ ܗܠܝܢ ܟܪܝܬ ܠܗ ܥܬܝܪ ܗܘܐ ܓܝܪ ܛܒ
24 Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: “Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!
ܘܟܕ ܚܙܐ ܝܫܘܥ ܕܟܪܝܬ ܠܗ ܐܡܪ ܐܝܟܢܐ ܥܛܠܐ ܠܐܝܠܝܢ ܕܐܝܬ ܠܗܘܢ ܢܟܤܐ ܕܢܥܠܘܢ ܠܡܠܟܘܬܗ ܕܐܠܗܐ
25 Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë”.
ܕܠܝܠܐ ܗܝ ܠܓܡܠܐ ܕܒܚܪܘܪܐ ܕܡܚܛܐ ܢܥܘܠ ܐܘ ܥܬܝܪܐ ܠܡܠܟܘܬܗ ܕܐܠܗܐ
26 Dhe ata që e dëgjonin thanë: “Po kush, pra, mund të shpëtohet?”.
ܐܡܪܝܢ ܠܗ ܐܝܠܝܢ ܕܫܡܥܘ ܘܡܢܘ ܡܫܟܚ ܠܡܚܐ
27 Por ai tha: “Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë”.
ܝܫܘܥ ܕܝܢ ܐܡܪ ܐܝܠܝܢ ܕܠܘܬ ܒܢܝ ܐܢܫܐ ܠܐ ܡܫܟܚܢ ܠܘܬ ܐܠܗܐ ܡܫܟܚܢ ܠܡܗܘܐ
28 Pastaj Pjetri tha: “Ja, ne kemi lënë çdo gjë dhe të kemi ndjekur”.
ܐܡܪ ܠܗ ܫܡܥܘܢ ܟܐܦܐ ܗܐ ܚܢܢ ܫܒܩܢ ܟܠ ܡܕܡ ܘܐܬܝܢ ܒܬܪܟ
29 Dhe ai u tha atyre: “Në të vërtetë po ju them se nuk ka asnjë që të ketë lënë shtëpinë ose prindërit, ose vëllezërit, ose gruan ose fëmijët, për mbretërinë e Perëndisë,
ܐܡܪ ܠܗ ܝܫܘܥ ܐܡܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܠܝܬ ܐܢܫ ܕܫܒܩ ܒܬܐ ܐܘ ܐܒܗܐ ܐܘ ܐܚܐ ܐܘ ܐܢܬܬܐ ܐܘ ܒܢܝܐ ܡܛܠ ܡܠܟܘܬܐ ܕܐܠܗܐ
30 që të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme”. (aiōn g165, aiōnios g166)
ܘܠܐ ܢܩܒܠ ܒܐܥܦܐ ܤܓܝܐܐ ܒܗܢܐ ܙܒܢܐ ܘܒܥܠܡܐ ܕܐܬܐ ܚܝܐ ܕܠܥܠܡ (aiōn g165, aiōnios g166)
31 Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: “Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen.
ܘܕܒܪ ܝܫܘܥ ܠܬܪܥܤܪܬܗ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܗܐ ܤܠܩܝܢܢ ܠܐܘܪܫܠܡ ܘܡܫܬܠܡܢ ܟܠܗܝܢ ܕܟܬܝܒܢ ܒܢܒܝܐ ܥܠ ܒܪܗ ܕܐܢܫܐ
32 Ai, pra, do t’u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë.
ܢܫܬܠܡ ܓܝܪ ܠܥܡܡܐ ܘܢܒܙܚܘܢ ܒܗ ܘܢܪܩܘܢ ܒܐܦܘܗܝ
33 Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë”.
ܘܢܢܓܕܘܢܝܗܝ ܘܢܨܥܪܘܢܝܗܝ ܘܢܩܛܠܘܢܝܗܝ ܘܠܝܘܡܐ ܕܬܠܬܐ ܢܩܘܡ
34 Por ata nuk morën vesh asgjë nga të gjitha këto: këto fjalë për ta ishin fshehtësi dhe ata nuk kuptonin ato që u ishin thënë.
ܗܢܘܢ ܕܝܢ ܚܕܐ ܡܢ ܗܠܝܢ ܠܐ ܐܤܬܟܠܘ ܐܠܐ ܡܟܤܝܐ ܗܘܬ ܡܢܗܘܢ ܡܠܬܐ ܗܕܐ ܘܠܐ ܝܕܥܝܢ ܗܘܘ ܗܠܝܢ ܕܡܬܡܠܠܢ ܥܡܗܘܢ
35 Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte;
ܘܟܕ ܩܪܝܒ ܠܐܝܪܝܚܘ ܤܡܝܐ ܚܕ ܝܬܒ ܗܘܐ ܥܠ ܝܕ ܐܘܪܚܐ ܘܚܕܪ
36 dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte;
ܘܫܡܥ ܩܠ ܟܢܫܐ ܕܥܒܪ ܘܡܫܐܠ ܗܘܐ ܕܡܢܘ ܗܢܐ
37 iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti.
ܐܡܪܝܢ ܠܗ ܝܫܘܥ ܢܨܪܝܐ ܥܒܪ
38 Atëherë ai bërtiti duke thënë: “O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua”.
ܘܩܥܐ ܘܐܡܪ ܝܫܘܥ ܒܪܗ ܕܕܘܝܕ ܐܬܪܚܡ ܥܠܝ
39 Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: “O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua”.
ܘܐܝܠܝܢ ܕܐܙܠܝܢ ܗܘܘ ܩܕܡܘܗܝ ܕܝܫܘܥ ܟܐܝܢ ܗܘܘ ܒܗ ܕܢܫܬܘܩ ܗܘ ܕܝܢ ܝܬܝܪܐܝܬ ܩܥܐ ܗܘܐ ܒܪܗ ܕܕܘܝܕ ܐܬܪܚܡ ܥܠܝ
40 Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdheroi t’ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti
ܘܩܡ ܝܫܘܥ ܘܦܩܕ ܕܢܝܬܘܢܝܗܝ ܠܘܬܗ ܘܟܕ ܩܪܒ ܠܘܬܗ ܫܐܠܗ
41 duke thëne: “Çfarë dëshiron të bëj për ty?”. Dhe ai tha: “Zot, të rimarr dritën e syve”.
ܘܐܡܪ ܠܗ ܡܢܐ ܨܒܐ ܐܢܬ ܐܥܒܕ ܠܟ ܗܘ ܕܝܢ ܐܡܪ ܡܪܝ ܕܐܚܙܐ
42 Dhe Jezusi i tha: “Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi”.
ܘܝܫܘܥ ܐܡܪ ܠܗ ܚܙܝ ܗܝܡܢܘܬܟ ܐܚܝܬܟ
43 Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë.
ܘܒܪ ܫܥܬܗ ܚܙܐ ܘܐܬܐ ܗܘܐ ܒܬܪܗ ܘܡܫܒܚ ܠܐܠܗܐ ܘܟܠܗ ܥܡܐ ܕܚܙܐ ܝܗܒ ܗܘܐ ܫܘܒܚܐ ܠܐܠܗܐ

< Luka 18 >