< Leviticus 20 >

1 And the Lord said to Moses,
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
2 Again, say to the children of Israel, If any man of the children of Israel, or any other man living in Israel, gives his offspring to Molech, he is certainly to be put to death: he is to be stoned by the people of the land;
“Do t’u thuash bijve të Izraelit: Cilido nga bijtë e Izraelit ose nga të huajt që banojnë në Izrael do që t’i japë Molekut ndonjë nga trashëgimtarët e tij, do të dënohet me vdekje; populli i vendit do ta vrasë me gurë.
3 And my face will be turned against that man, and he will be cut off from his people; because he has given his offspring to Molech, making my holy place unclean, and making my holy name common.
Unë vet do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij, sepse i ka dhënë Molekut disa nga trashëgimtarët e tij për të ndotur shenjtëroren time dhe për të përdhosur emrin tim të shenjtë.
4 And if the people of the land do not take note of that man when he gives his offspring to Molech, and do not put him to death,
Dhe në rast se populli i vendit mbyll sytë para këtij njeriu, kur ai i jep trashëgimtarët e tij Molekut, dhe nuk e dënon me vdekje,
5 Then my face will be turned against him and his family, and he and all those who do evil with him will be cut off from among their people.
do të jem unë që do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe kundër familjes së tij, do ta shfaros në mes të popullit të tij atë dhe tërë ata që kurvërohen me të, duke u shitur para Molekut.
6 And whoever goes after those who make use of spirits and wonder-workers, doing evil with them, against him will my face be turned, and he will be cut off from among his people.
Dhe në rast se një person u drejtohet mediumeve dhe magjistarëve për t’u kurvëruar pas tyre, unë do ta kthej fytyrën time kundër këtij personi dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.
7 So make and keep yourselves holy, for I am the Lord your God.
Shenjtërohuni, pra, dhe qofshi të shenjtë, sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
8 And keep my rules and do them: I am the Lord, who make you holy.
Respektoni statutet e mia dhe i vini në zbatim. Unë jam Zoti që ju shenjtëron.
9 Every man cursing his father or his mother is certainly to be put to death; because of his curse on his father or his mother, his blood will be on him.
Kushdo që mallkon të atin ose të ëmën, do të dënohet me vdekje, sepse ka mallkuar të atin o të ëmën; gjaku i tij do të bjerë mbi të.
10 And if a man has sex relations with another man's wife, even the wife of his neighbour, he and she are certainly to be put to death.
Në rast se ndonjëri shkel kurorën me gruan e një tjetri, në qoftë se shkel kurorën me gruan e fqinjit të tij, shkelësi dhe shkelësja e kurorës do të dënohen me vdekje.
11 And the man who has sex relations with his father's wife has put shame on his father: the two of them are to be put to death; their blood will be on them.
Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e atit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e të atit; prandaj që të dy do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
12 And if a man has sex relations with his son's wife, the two of them are to be put to death: it is unnatural; their blood will be on them.
Në rast se dikush bie në shtrat me nusen e birit të tij, që të dy do të dënohen me vdekje; kanë kryer një degjenerim të neveritshëm; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
13 And if a man has sex relations with a man, the two of them have done a disgusting thing: let them be put to death; their blood will be on them.
Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
14 And if a man takes as wife a woman and her mother, it is an act of shame; let them be burned with fire, all three of them, so that there may be no shame among you.
Në qoftë se dikush merr për grua bijën dhe nënën e saj, kemi një incest; do të digjen në zjarr si ai ashtu dhe ato, me qëllim që të mos ketë incest midis jush.
15 And if a man has sex relations with a beast, let him be put to death, and let the beast be put to destruction.
Në rast se një burrë bashkohet me një kafshë, ai do të dënohet me vdekje; do të vritet edhe kafsha.
16 And if a woman goes near a beast and has sex relations with it, you will put an end to the woman and the beast: their blood will be on them.
Në rast se një grua i afrohet një kafshe për t’u bashkuar me të, do të vrasësh gruan dhe kafshën; do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
17 And if a man takes his sister, daughter of his father or his mother, and has sex relations with her and she with him, it is an act of shame: they are to be cut off before the children of their people; he has had sex relations with his sister, and his sin will be on him.
Në qoftë se dikush merr motrën e vet, bijën e atit të tij ose bijën e nënës së tij dhe sheh lakuriqësinë e saj dhe ajo sheh lakuriqësinë e tij, ky është një turp; të dy do të shfarosen në sytë e bijve të popullit të tyre; ai ka zbuluar lakuriqësinë e motrës së vet; do të mbajë dënimin e paudhësisë së tij.
18 And if a man has sex relations with a woman at the time when she is unwell, he has seen her fountain and she has let the fountain of her blood be uncovered, and the two of them are to be cut off from among their people.
Në rast se dikush bie në shtrat me një grua gjatë kohës së zakoneve të saj dhe zbulon lakuriqësinë e saj, ai ka zbuluar fluksin e saj dhe ajo ka zbuluar fluksin e gjakut të vet; që të dy do të shfarosen në mes të popullit të tyre.
19 And you may not have sex connection with your mother's sister or your father's sister, for they are his near relations: their sin will be on them.
Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate ose të motrës së atit tënd, sepse në këtë mënyrë zbulohet lakuriqësia e një të afërmi të një gjaku; që të dy do të mbajnë dënimin e paudhësisë së tyre.
20 And if a man has sex relations with the wife of his father's brother, he has put shame on his father's brother: their sin will be on them; till the day of their death they will have no children.
Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e ungjit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e ungjit të tij; që të dy do të mbajnë dënimin për mëkatin e tyre; do të vdesin pa fëmijë.
21 And if a man takes his brother's wife, it is an unclean act; he has put shame on his brother; they will have no children.
Në qoftë se dikush merr gruan e vëllait të tij, kjo është një gjë e papastër; ai ka zbuluar lakuriqësinë e vëllait të tij; nuk do të kenë fëmijë.
22 So then, keep my rules and my decisions and do them, so that the land which I am giving you as your resting-place may not violently send you out again.
Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t’i vini në zbatim, me qëllim që vendi ku po ju çoj të banoni të mos ju vjellë jashtë.
23 And do not keep the rules of the nations which I am driving out before you; for they did all these things, and for that reason my soul was turned against them.
Dhe nuk do të ndiqni zakonet e kombeve që unë po bëhem gati t’i përzë përpara jush; ata i kanë bërë tërë këto gjëra, prandaj unë i urrej.
24 But I have said to you, You will take their land and I will give it to you for your heritage, a land flowing with milk and honey: I am the Lord your God who have made you separate from all other peoples.
Por juve ju thashë: Ju do të shtini në dorë vendin e tyre; do t’ju jap si pronë; është një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju ka ndarë nga popujt e tjerë.
25 So then, make division between the clean beast and the unclean, and between the clean bird and the unclean: do not make yourselves disgusting by any beast or bird or anything which goes flat on the earth, which has been marked by me as unclean for you.
Do të dalloni, pra, kafshët e pastra nga ato të papastra, zogjtë e pastër nga ata të papastër, dhe nuk do bëheni të neveritshëm duke ngrënë kafshë, zogj o çfarëdo gjë që hiqet zvarrë mbi tokë dhe që unë i kam veçuar për ju si të papastra.
26 And you are to be holy to me; for I the Lord am holy and have made you separate from the nations, so that you may be my people.
Dhe do të jeni të shenjtë për mua, sepse unë, Zoti, jam i shenjtë, dhe ju kam ndarë nga popujt e tjerë me qëllim që të jeni të mitë.
27 Any man or woman who makes use of spirits, or who is a wonder-worker, is to be put to death: they are to be stoned with stones: their blood will be on them.
Në qoftë se një burrë apo një grua është medium apo magjistar, ata do të dënohen pa tjetër me vdekje; do t’i vrisni me gurë; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta”.

< Leviticus 20 >