< Psalms 126 >

1 A Song of degrees. When the LORD turned again the captivity of Zion, we were like them that dream.
Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.
2 Then was our mouth filled with laughter, and our tongue with singing: then said they among the heathen, The LORD hath done great things for them.
Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: “Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta”.
3 The LORD hath done great things for us; [whereof] we are glad.
Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.
4 Turn again our captivity, O LORD, as the streams in the south.
Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.
5 They that sow in tears shall reap in joy.
Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.
6 He that goeth forth and weepeth, bearing precious seed, shall doubtless come again with rejoicing, bringing his sheaves [with him].
Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.

< Psalms 126 >