< 2 Rois 13 >

1 La vingt-troisième année de Joas, fils d'Ochozias, roi de Juda, Joachaz, fils de Jéhu, régna sur Israël, à Samarie; il régna dix-sept ans.
Në vitin e njëzretetretë të Joasit, birit të Ashaziahut, mbret i Judës, Jehohazi, bir i Jehut, filloi të mbretërojë mbi Izrael në Samari, dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet.
2 Il fit ce qui est mal aux yeux de Yahweh; il imita les péchés de Jéroboam, fils de Nabat, qui avait fait pécher Israël, et il ne s'en détourna point.
Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe vijoi mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilët e kishte bërë Izraelin të kryente mëkate, dhe nuk u largua nga kjo rrugë.
3 La colère de Yahweh s'enflamma contre Israël, et il les livra entre les mains de Hazaël, roi de Syrie, et entre les mains de Benhadad, fils de Hazaël, tout le temps.
Atëherë zemërimi i Zotit shpërtheu kundër Izraelit dhe i dorëzoi në duart e Hazaelit, mbretit të Sirisë, dhe në duart e Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, për tërë atë kohë.
4 Joachaz implora Yahweh; et Yahweh l'écouta, car il vit l'angoisse d'Israël, opprimé par le roi de Syrie.
Por Jehohazi iu lut Zotit dhe Zoti e kënaqi, sepse pa shtypjen e Izraelit dhe se si mbreti i Sirisë i shtypte.
5 Et Yahweh donna un libérateur à Israël; soustraits à la puissance des Syriens, les enfants d'Israël habitèrent dans leurs tentes comme auparavant.
Prandaj Zoti i dha një çlirues Izraelit, dhe kështu banorët e tij mundën t’i shpëtojnë pushtetit të Sirëve; kështu bijtë e Izraelit mundën të banojnë në çadrat e tyre si në të kaluarën.
6 Mais ils ne se détournèrent point des péchés de la maison de Jéroboam, qui avait fait pécher Israël; ils y marchèrent, et même l'aschérah resta debout à Samarie.
Megjithatë nuk u larguan nga mëkatet e shtëpisë së Jeroboamit me të cilat e kishin bërë të kryente mëkate Izraelin, por vazhduan në këtë rrugë; bile edhe Asherahu mbeti më këmbë në Samari.
7 Car Yahweh ne laissa à Joachaz d'autre peuple armé, que cinquante cavaliers, dix chars et dix mille hommes de pied; car le roi de Syrie les avait fait périr et les avait rendus semblables à la poussière qu'on foule aux pieds.
Nga të gjitha trupat e Jehoahazit Zoti la vetëm pesëdhjetë kalorës, dhjetë qerre dhe dhjetë mijë këmbësorë, sepse mbreti i Sirisë i kishte shkatëruar dhe katandisur në pluhur për t’u shkelur.
8 Le reste des actes de Joachaz, tout ce qu'il a fait, et ses exploits, cela n'est-il pas écrit dans le livre des Chroniques des rois d'Israël?
Pjesa tjetër e bëmave të Jehoahazit, tërë atë që bëri dhe tërë trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit.
9 Joachaz se coucha avec ses pères, et on l'enterra à Samarie; et Joas, son fils, régna à sa place.
Kështu Jehoahazin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri, Joasi.
10 La trente-septième année de Joas, roi de Juda, Joas, fils de Joachaz, régna sur Israël, à Samarie; il régna seize ans.
Në vitin e tridhjetë e shtatë të Joasit, mbretit të Judës, bir i Jehoahazit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet.
11 Il fit ce qui est mal aux yeux de Yahweh; il ne se détourna d'aucun des péchés de Jéroboam, fils de Nabat, qui avait fait pécher Israël; il y marcha.
Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, por vazhdoi në këtë rrugë.
12 Le reste des actes de Joas, tout ce qu'il a fait, ses exploits, et comment il combattait avec Amasias, cela n'est-il pas écrit dans le livre des Chroniques des rois d'Israël?
Pjesa tjetër e bëmave të Joasit, tërë atë që bëri dhe trimëria me të cilën luftoi kundër Amatsiahut, mbretit të Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
13 Joas se coucha avec ses pères, et Jéroboam s'assit sur son trône; et Joas fut enterré à Samarie avec les rois d'Israël.
Kështu Joasin e zuri gjumi me etërit e tij dhe Jeroboami u ul mbi fronin e tij. Pastaj Joasi u varros në Samari me mbretërit e Izraelit.
14 Elisée souffrait de la maladie dont il mourut. Joas, roi d'Israël, descendit vers lui, et il pleura sur son visage, en disant: « Mon père! mon père! Char d'Israël et ses cavaliers! »
Eliseu u sëmur nga ajo sëmundje prej së cilës duhet të vdiste; prandaj Joasi, mbret i Izraelit, erdhi ta shohë dhe qau mbi të, duke thënë: “O ati im, o ati im, qerrja e Izraelit dhe kalorësia e tij!”.
15 Elisée lui dit: « Prends un arc et des flèches. » Et il prit un arc et des flèches.
Atëherë Eliseu i tha: “Merr një hark dhe disa shigjeta”, ai mori një hark dhe disa shigjeta.
16 Et Elisée dit au roi d'Israël: « Mets ta main sur l'arc. » Quand il eut mis sa main sur l'arc, Elisée mit ses mains sur les mains du roi,
Eliseu i tha pastaj mbretit të Izraelit: “Rroke harkun”; ai e rroku dhe Eliseu vuri duart e tij mbi duart e mbretit.
17 et dit: « Ouvre la fenêtre du côté de l'orient; » et il l'ouvrit. Elisée dit: « Lance une flèche; » et il lança une flèche. Elisée dit: « C'est une flèche de délivrance de la part de Yahweh, une flèche de délivrance contre les Syriens! Tu battras les Syriens à Aphec jusqu'à leur extermination. »
Pastaj tha: “Hape dritaren nga lindja!”. Ai e hapi. Atëherë Eliseu tha: “Gjuaj!”. Ai gjuajti. Pas kësaj Eliseu i tha: “Shigjeta e fitores së Zotit dhe shigjeta e fitores kundër Sirëve, sepse ti do t’i mundësh Sirët në Afek deri sa t’i shfarosësh”.
18 Elisée dit encore: « Prends les flèches. » Et il les prit. Elisée dit au roi d'Israël: « Frappe contre le sol. » Il frappa le sol trois fois, et s'arrêta.
Pastaj tha: “Merri shigjetat!”, dhe ai i mori. Eliseu i tha pastaj mbretit të Izraelit: “Rrihe tokën”; ai e rrahu tri herë dhe pastaj u ndal.
19 L'homme de Dieu s'irrita contre lui et dit: « Il fallait frapper le sol cinq ou six fois; alors tu aurais battu les Syriens jusqu'à leur extermination; mais maintenant tu battras trois fois les Syriens. »
Por njeriu i Perëndisë u zemërua me të dhe i tha “Duhet ta kishe rrahur pesë ose gjashtë herë; atëherë do t’i kishe mundur Sirët deri sa t’i zhdukje fare; tani përkundrazi do t’i mundësh Sirët vetëm tri herë”.
20 Elisée mourut, et on l'enterra. Les bandes de Moab pénétraient dans le pays quand revenait l'année nouvelle.
Pastaj Eliseu vdiq dhe e varrosën. Në fillim të vitit vijues disa banda Moabitësh pushtuan vendin.
21 Comme on enterrait un homme, voici que l'on aperçut une de ces bandes, et l'on jeta l'homme dans le sépulcre d'Elisée. L'homme toucha les os d'Elisée, et il reprit vie, et se leva sur ses pieds.
Por ndodhi që, ndërsa disa varrosnin një njeri, panë një bandë plaçkitësish; kështu e hodhën njeriun në varrin e Eliseut. Sa arriti ai të prekë kockat e Eliseut, u ringjall dhe u ngrit më këmbë.
22 Hazaël, roi de Syrie, avait opprimé Israël pendant toute la vie de Joachaz.
Hazaeli, mbret i Sirisë, e shtypi Izraelin gjatë tërë jetës së Jehoahazit;
23 Mais Yahweh leur fit miséricorde et eut compassion d'eux; il se tourna vers eux, à cause de son alliance avec Abraham, Isaac et Jacob; il ne voulut pas les détruire, et il ne les a pas rejetés de sa face jusqu'à présent.
por Zoti i fali ata, i erdhi keq dhe u kthye me ta për shkak të besëlidhjes që kishte me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin; dhe këtë radhë nuk deshi t’i shkatërrojë apo t’i largojë nga prania e tij.
24 Hazaël, roi de Syrie, mourut, et Benhadad, son fils, régna à sa place.
Pastaj vdiq Hazaeli, mbret i Sirisë, dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Ben-Hadadi.
25 Joas, fils de Joachaz, reprit des mains de Benhadad, fils de Hazaël, les villes que Hazaël avait enlevées dans la guerre à Joachaz, son père. Joas le battit trois fois, et il recouvra les villes d'Israël.
Atëherë Joasi, bir i Jehoahazit rimori nga duart e Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, qytetet që ai kishte marrë me luftë kundër Jehoahazit, atit të tij. Tri herë të mira Joasi e mundi dhe ripushtoi kështu qytetet e Izraelit.

< 2 Rois 13 >