< Ézéchiel 24 >

1 Or en la neuvième année, au dixième jour du dixième mois, la parole de l'Eternel me fut [adressée], en disant:
Fjala e Zotit m’u drjetua vitin e nëntë, muajin e dhjetë, ditën e dhjetë të muajit:
2 Fils d'homme, écris-toi le nom de ce jour, de ce propre jour; [car] en ce même jour le Roi de Babylone s'est approché contre Jérusalem.
“Bir njeriu, shkruaje datën e sotme, pikërisht të kësaj dite. Mbreti i Babilonisë ka vendosur të rrethojë Jeruzalemin pikërisht sot.
3 Mets donc en avant une similitude à la maison rebelle, et leur dis: Ainsi a dit le Seigneur l'Eternel: mets, mets la chaudière, et verse de l'eau dedans.
Propozoji një shëmbëlltyrë kësaj shtëpie rebele dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Nxirre tenxheren, vëre mbi të dhe mbushe me ujë.
4 Assemble ses pièces dans elle, toutes les bonnes pièces, la cuisse, et l'épaule, et la remplis des meilleurs os.
Fut në të copat e mishit, gjithë copat e mira, kofshën dhe shpatullën; mbushe me kocka të zgjedhura.
5 Prends la meilleure bête du troupeau, et fais brûler des os sous la chaudière, fais-la bouillir à gros bouillons, et que les os cuisent dans elle.
Merr më të mirën e kopesë, pastaj grumbullo nën të dru; vëre të ziejë fort, me qëllim që në të të ziejnë edhe kockat”.
6 Car ainsi a dit le Seigneur l'Eternel: malheur à la ville sanguinaire, à la chaudière dans laquelle est son écume, et de laquelle l'écume n'est point sortie; vide-la pièce après pièce; et que le sort ne soit point jeté sur elle.
Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: “Mjerë qyteti gjakatar, tenxheres ku ka papastërti, papastërti që nuk hiqet. Zbraze pjesë pjesë pa hedhur short mbi të.
7 Parce que son sang est au milieu d'elle, qu'elle l'a mis sur la pierre sèche, [et] qu'elle ne l'a point répandu sur la terre pour le couvrir de poussière.
Sepse gjaku i tij është në mes të tij; e ka vënë në majë të një shkëmbi, nuk e ka shkapërderdhur për tokë për ta mbuluar me pluhur.
8 J'ai mis son sang sur une pierre sèche, afin qu'il ne soit point couvert, pour faire monter la fureur, [et] pour en prendre vengeance.
Për të nxitur tërbimin, për t’u hakmarrë, ka vënë gjakun e tij në majë të një shkëmbi, që të mos mbulohet”.
9 C'est pourquoi ainsi a dit le Seigneur l'Eternel: malheur à la ville sanguinaire; j'en ferai aussi un grand tas de bois à brûler.
Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: “Mjerë qyteti gjakatar! Edhe unë do të ndez një zjarr të madh.
10 Amasse beaucoup de bois, allume le feu, fais cuire la chair entièrement, et la fais consumer, et que les os soient brûlés.
Mblidh drutë, ndiz zjarrin, piqe mirë mishin, përziej beharnat dhe lëri kockat të digjen.
11 Puis mets sur les charbons ardents la chaudière toute vide, afin qu'elle s'échauffe, et que son airain se brûle, et que son ordure soit fondue au dedans d'elle, [et] que son écume soit consumée.
Pastaj vëre tenxheren bosh mbi qymyr, që të ngrohet dhe bronzi i saj të skuqet me qëllim që papastërtia e saj të hiqet nga mesi i saj dhe pisllëku i saj të konsumohet.
12 Elle m'a travaillé par des mensonges, et sa grosse écume n'est point sortie d'elle; son écume s'en ira au feu.
Ai më ka lodhur me gënjeshtrat e tij; pisllëku i madh i tij nuk po hiqet; pisllëku i tij do të marrë fund mbi zjarrin.
13 [Il y a] de l'énormité en ta souillure; car je t'avais purifiée, et tu n'as point été nette; tu ne seras point encore nettoyée de ta souillure, jusqu'à ce que j'aie satisfait ma fureur sur toi.
Ka shthurje në papastërtinë tënde. Unë, pra, kërkova të të pastroj, por ti nuk je i pastër; nuk do të pastrohesh më nga papastërtia jote, deri sa të mos kem shfryrë mbi ty tërbimin tim.
14 Moi l'Eternel j'ai parlé, cela arrivera, et je [le] ferai; et je ne me retirerai point en arrière, je n'épargnerai point, et je ne serai point apaisé. On t'a jugée selon ton train, et selon tes actions, dit le Seigneur l'Eternel.
Unë, Zoti, fola; kjo gjë do të ndodhë, unë do ta kryej; nuk do të prapsem, nuk do të kem mëshirë, nuk do të pendohem. Ti do të gjykohesh sipas sjelljes tënde dhe sipas veprimeve e tua, thotë Zoti, Zoti”.
15 Et la parole de l'Eternel me fut [adressée], en disant:
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
16 Fils d'homme, voici, je vais t'ôter par une plaie ce que tes yeux voient avec le plus de plaisir; mais n'en mène point de deuil, et ne pleure point, ne fais point couler tes larmes.
“Bir njeriu, ja, unë do të të heq me një goditje të vetme kënaqësinë e syve të tu; por ti mos u trishto, mos vajto dhe mos derdh asnjë lot.
17 Garde-toi de gémir, et ne mène point le deuil qu'on a accoutumé de mener sur les morts; laisse ton bonnet sur ta tête, et mets tes souliers à tes pieds, et ne cache point la lèvre de dessus, et ne mange point le pain des autres.
Vajto në heshtje, mos mbaj zi për të vdekurit, lidhe kokën me çallmë, mbath sandalet, mos e mbulo mjekrën dhe mos ha bukën e njerëzve që mbajnë zi”.
18 Je parlai donc au peuple le matin, et ma femme mourut le soir; et le [lendemain] matin je fis comme il m'avait été commandé.
Në mëngjes i fola popullit dhe në mbrëmje më vdiq gruaja; të nesërmen në mëngjes veprova ashtu si më kishin urdhëruar.
19 Et le peuple me dit: ne nous déclareras-tu point ce que nous signifient ces choses-là que tu fais?
Populli atëherë më pyeti: “A do të na shpjegosh ç’kuptim ka për ne ajo që ti bën?”.
20 Et je leur répondis: la parole de l'Eternel m'a été [adressée], en disant:
Unë u përgjigja: “Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
21 Dis à la maison d'Israël: ainsi a dit le Seigneur l'Eternel: voici, je m'en vais profaner mon Sanctuaire, la magnificence de votre force, ce qui est le plus agréable à vos yeux, ce que vous voudriez qu'on épargnât sur toutes choses; et vos fils et vos filles, que vous aurez laissés, tomberont par l'épée.
I thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të përdhos shenjtëroren time, krenarinë e forcës suaj, kënaqësinë e syve tuaj, kënaqësinë e shpirtit tuaj; dhe bijtë tuaj dhe bijat tuaja që keni lënë do të rrëzohen nga shpata.
22 Vous ferez alors comme j'ai fait; vous ne couvrirez point vos lèvres, et vous ne mangerez point le pain des autres.
Dhe ju do të bëni ashtu si bëra unë: nuk do ta mbuloni mjekrën dhe nuk do të hani bukën e njerëzve që mbajnë zi.
23 Et vos bonnets seront sur vos têtes, et vos souliers à vos pieds; vous ne mènerez point de deuil, ni ne pleurerez; mais vous fondrez à cause de vos iniquités, et vous gémirez les uns avec les autres.
Do të keni mbi kokë çallmat tuaja, sandalet tuaja te këmbët; nuk do të trishtoheni dhe nuk do të qani, por do ta hani veten për paudhësitë tuaja dhe do të vajtoni njeri me tjetrin.
24 Et Ezéchiel vous sera pour un signe; vous ferez selon toutes les choses qu'il a faites; [et] quand cela sera arrivé, vous connaîtrez que je suis le Seigneur l'Eternel.
Kështu Ezekieli do të jetë për ju një shenjë; ju do të veproni për çdo gjë ashtu si veproi ai. Kur do të ndodhin këto gjëra, do të pranoni se unë jam Zoti, Zoti.
25 Et quant à toi, fils d'homme, au jour que je leur ôterai leur force, la joie de leur ornement, l'objet le plus agréable à leurs yeux, et l'objet de leurs cœurs, leurs fils et leurs filles;
Dhe ti, bir njeriu, ditën që atyre do t’u marr fortesën e tyre, gëzimin e lavdisë së tyre, kënaqësinë e syve të tyre, lakminë e shpirtit të tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre,
26 En ce même jour-là quelqu'un qui sera échappé ne viendra-t-il pas vers toi pour te le raconter?
atë ditë një ikanak do të vijë te ti që të të sjellë lajmin.
27 En ce jour-là ta bouche sera ouverte envers celui qui sera échappé, et tu parleras, et ne seras plus muet; ainsi tu leur seras pour un signe, et ils sauront que je suis l'Eternel.
Atë ditë ti do të hapësh gojën me ikanakun; atëherë ti do të flasësh dhe nuk do të jesh më memec, dhe do të jesh një shenjë për ta. Atëherë do të pranojnë se unë jam Zoti”.

< Ézéchiel 24 >