< Nombres 32 >

1 Or les enfants de Ruben et les enfants de Gad avaient beaucoup de bétail, et en fort grande quantité; et ayant vu le pays de Jahzer, et le pays de Galaad, voici, [ils remarquèrent que] ce lieu-là était propre à tenir du bétail.
Bijtë e Rubenit dhe bijtë e Gadit kishin një sasi jashtëzakonisht të madhe bagëtish; dhe kur panë që vendi i Jazerit dhe vendi i Galaadit ishin një tokë e përshtatshme për të rritur bagëti,
2 Ainsi les enfants de Gad et les enfants de Ruben vinrent, et parlèrent à Moïse et à Eléazar le Sacrificateur, et aux principaux de l'assemblée, en disant:
bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit erdhën për të folur me Moisiun, me priftin Eleazar dhe me prijësit e asamblesë, dhe thanë:
3 Hataroth, et Dibon, et Jahzer, et Nimrah, et Hesbon, et Elhaleh, et Sébam, et Nébo, et Béhon;
“Atarothi, Diboni, Jaazeri, Nimrahu, Heshboni, Elealehu, Sebami, Nebo dhe Beoni,
4 Ce pays-là, que l'Eternel a frappé devant l'assemblée d'Israël, est un pays propre à tenir du bétail, et tes serviteurs ont du bétail.
vendi që Zoti ka goditur para asamblesë së Izraelit, është një vend i përshtatshëm për të rritur bagëti, dhe shërbëtorët e tu kanë bagëti”.
5 Ils dirent donc: Si nous avons trouvé grâce devant toi, que ce pays soit donné à tes serviteurs en possession; [et] ne nous fais point passer le Jourdain.
Ata thanë akoma: “Në rast se kemi gjetur hirin tënd, jepua këtë vend shërbëtorëve të tu në pronësi dhe mos na bëj të kalojmë Jordanin”.
6 Mais Moïse répondit aux enfants de Gad, et aux enfants de Ruben: Vos frères iront-ils à la guerre, et vous demeurerez-vous ici?
Por Moisiu iu përgjegj bijve të Gadit dhe bijve të Rubenit: “A duhet të shkojnë në luftë vëllezërit tuaj, ndërsa ju po rrini këtu?
7 Pourquoi faites-vous perdre courage aux enfants d'Israël, pour ne point passer au pays que l'Eternel leur a donné?
Pse duhet të demoralizoni zemrat e bijve të Izraelit që të hyjnë në vendin që u ka dhënë Zoti?
8 C'est ainsi que firent vos pères quand je les envoyai de Kadès-barné pour reconnaître le pays.
Kështu vepruan etërit tuaj kur i nisa nga Kadesh-Barneu për ta vëzhguar vendin.
9 Car ils montèrent jusqu'à la vallée d'Escol, et virent le pays, puis ils firent perdre courage aux enfants d'Israël, afin qu'ils n'entrassent point au pays que l'Eternel leur avait donné.
U ngjitën deri në luginën e Eshkolit; dhe, pasi e panë vendin, i demoralizuan zemrat e bijve të Izraelit, dhe kështu këta nuk hynë në vendin që Zoti u kishte dhënë.
10 C'est pourquoi la colère de l'Eternel s'enflamma en ce jour-là, et il jura, en disant:
Kështu zemërimi i Zotit u ndez atë ditë dhe ai u betua, duke thënë:
11 Si les hommes qui sont montés [hors] d'Egypte, depuis l'âge de vingt ans, et au dessus, voient le pays pour lequel j'ai juré à Abraham, à Isaac, et à Jacob; car ils n'ont point persévéré à me suivre.
“Me siguri asnjë nga njerëzit, që kanë ardhur nga vendi i Egjiptit në moshën njëzet e një vjeç e lart nuk do ta shohë kurrë vendin që jam betuar t’u jap Abrahamit, Isaut dhe Jakobit, sepse ata nuk më kanë ndjekur plotësisht,
12 Excepté Caleb, fils de Jéphunné Kénisien, et Josué fils de Nun; car ils ont persévéré à suivre l'Eternel.
me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufeut, i quajtur Kenizeu, dhe të Jozueut, birit të Nunit, sepse këta e kanë ndjekur plotësisht Zotin”.
13 Ainsi la colère de l'Eternel s'enflamma contre Israël, et il les a fait errer par le désert, quarante ans, jusqu'à ce que toute la génération qui avait fait ce qui déplaisait à l'Eternel, ait été consumée.
Kështu zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit; dhe ai bëri të enden dyzet vjet në shkretëtirë, deri sa mbaroi gjithë brezi që kishte bërë të këqia para Zotit.
14 Et voici, vous vous êtes mis en la place de vos pères, comme une race d'hommes pécheurs, pour augmenter encore l'ardeur de la colère de l'Eternel contre Israël.
Dhe ja, ju po zini vendin e etërve tuaj, një farë mëkatarësh, për të rritur edhe më zemërimin e zjarrtë të Zotit kundër Izraelit.
15 Que si vous vous détournez de lui, il continuera encore à le laisser au désert, et vous ferez détruire tout ce peuple.
Sepse, po të refuzoni të shkoni pas tij, ai do të vazhdojë ta lërë Izraelin në shkretëtirë, dhe ju do të shkaktoni humbjen e tërë këtij populli”.
16 Mais ils s'approchèrent de lui, et lui dirent: Nous bâtirons ici des cloisons pour nos troupeaux, et les villes seront pour nos familles.
Atëherë ata iu afruan Moisiut dhe i thanë: “Ne do të ndërtojmë këtu vathë për bagëtinë tonë dhe qytete për të vegjlit tanë;
17 Et nous nous équiperons pour marcher promptement devant les enfants d'Israël, jusqu'à ce que nous les ayons introduits en leur lieu; mais nos familles demeureront dans les villes murées, à cause des habitants du pays.
por ne jemi gati të marshojmë me armë në krye të bijve të Izraelit, deri sa t’i çojmë në vendin e tyre; ndërkaq të vegjlit tanë do të banojnë në qytetet e fortifikuara për shkak të banorëve të vendit.
18 Nous ne retournerons point en nos maisons que chacun des enfants d'Israël n'ait pris possession de son héritage;
Nuk do të kthehemi në shtëpitë tona derisa secili nga bijtë e Izraelit të ketë shtënë në dorë trashëgiminë e tij,
19 Et nous ne posséderons rien en héritage avec eux au delà du Jourdain, ni plus avant; parce que notre héritage nous sera échu au deçà du Jourdain vers l'Orient.
sepse nuk do të pranojë asnjë trashëgimi bashkë me ta matanë Jordanit dhe më tutje, sepse trashëgimia jonë na ra nga kjo anë e Jordanit, në drejtim të lindjes”.
20 Et Moïse leur dit: Si vous faites cela, et que vous vous équipiez devant l'Eternel pour aller à la guerre;
Atëherë Moisiu u tha atyre: “Në rast se bëni këtë, në rast se armatoseni për luftë para Zotit,
21 Et que chacun de vous étant équipé passe le Jourdain devant l'Eternel, jusqu'à ce qu'il ait chassé ses ennemis de devant soi;
dhe tërë njerëzit e armatosur kalojnë Jordanin para Zotit, deri sa ai t’i ketë dëbuar armiqtë e tij nga prania e tij
22 Et que le pays soit subjugué devant l'Eternel, et qu'ensuite vous vous en retourniez, alors vous serez innocents envers l'Eternel, et envers Israël; et ce pays-ci vous appartiendra pour le posséder devant l'Eternel.
dhe toka të jetë nënshtruar para Zotit dhe mbas kësaj ju ktheheni prapa, atëherë nuk do të jeni fajtorë para Zotit dhe para Izraelit, dhe ky vend do të jetë prona juaj para Zotit.
23 Mais si vous ne faites point cela, voici, vous aurez péché contre l'Eternel; et sachez que votre péché vous trouvera.
Dhe në qoftë se nuk veproni kështu, atëherë do të mëkatoni kundër Zotit; dhe të jeni të sigurtë që mëkati juaj do t’ju gjejë.
24 Bâtissez donc des villes pour vos familles; et des cloisons pour vos troupeaux, et faites ce que vous avez dit.
Ndërtoni qytete për të vegjlit tuaj dhe vathë për kopetë tuaja, dhe bëni atë që goja juaj ka thënë”.
25 Alors les enfants de Gad, et les enfants de Ruben parlèrent à Moïse, en disant: Tes serviteurs feront comme mon Seigneur l'a commandé.
Dhe bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit i folën Moisiut duke i thënë: “Shërbëtorët e tu do të bëjnë ashtu si urdhëron zotëria im.
26 Nos petits enfants, nos femmes, nos troupeaux, et toutes nos bêtes demeureront ici dans les villes de Galaad.
Të vegjlit tanë, bashkëshortet tona, kopetë tona dhe tërë bagëtia jonë do të mbeten këtu në qytetet e Galaadit;
27 Et tes serviteurs passeront chacun armé pour aller à la guerre devant l'Eternel, prêts à combattre, comme mon Seigneur a parlé.
por shërbëtorët e tu, tërë njerëzit e armatosur për luftë, do ta kalojnë Jordanin për të luftuar para Zotit ashtu siç thotë zotëria ime”.
28 Alors Moïse commanda touchant eux à Eléazar le Sacrificateur, à Josué, fils de Nun, et aux chefs des pères des Tribus des enfants d'Israël;
Atëherë Moisiu u dha porosi për ta priftit Eleazar, Jozueut, birit të Nunit, dhe kryefamiljarëve të fiseve të bijve të Izraelit.
29 Et leur dit: Si les enfants de Gad et les enfants de Ruben passent avec vous le Jourdain tous armés, prêts à combattre devant l'Eternel, et que le pays vous soit assujetti, vous leur donnerez le pays de Galaad en possession.
Moisiu u tha atyre: “Në rast se bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit e kalojnë Jordanin bashkë me ju, tërë njerëzit e armatosur për të luftuar para Zotit, dhe vendi do të nënshtrohet para jush, do t’u jepni atyre si pronë vendin e Galaadit.
30 Mais s'ils ne passent point en armes avec vous, ils auront une possession parmi vous au pays de Canaan.
Por në rast se nuk e kalojnë Jordanin të armatosur bashkë me ju, do të kenë prona në mes jush në vendin e Kanaanit”.
31 Et les enfants de Gad, et les enfants de Ruben répondirent, en disant: Nous ferons ainsi que l'Eternel a parlé à tes serviteurs.
Atëherë bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit u përgjigjën duke thënë: “Do të veprojmë ashtu si u ka thënë Zoti shërbëtorëve të tu.
32 Nous passerons en armes devant l'Eternel au pays de Canaan, afin que nous possédions pour notre héritage ce qui est deçà le Jourdain.
Do ta kalojmë Jordanin të armatosur para Zotit në vendin e Kanaanit, me qëllim që zotërimi i trashëgimisë sonë të mbetet nga kjo anë e Jordanit”.
33 Ainsi Moïse donna aux enfants de Gad, et aux enfants de Ruben, et à la demi-Tribu de Manassé, fils de Joseph, le Royaume de Sihon, Roi des Amorrhéens; et le Royaume de Hog, Roi de Basan, le pays avec ses villes, selon les bornes des villes du pays à l'environ.
Moisiu u dha kështu bijve të Gadit, bijve të Rubenit dhe gjysmës së fisit të Manasit, birit të Jozefit, mbretërinë e Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe mbretërinë e Ogut, mbretit të Bashabit, vendin me qytetet përreth.
34 Alors les enfants de Gad rebâtirent Dibon, Hataroth, Haroher,
Kështu bijtë e Gadit ndërtuan Dibonin, Atarothin, Aroerin,
35 Hatroth-Sophan, Jahzer, Jogbéha,
Atroth-Shofanin, Jaazerin, Jogbehahun,
36 Beth-nimrah, et Beth-haran, villes murées. Ils firent aussi des cloisons pour les troupeaux.
Beth-Nimrahun dhe Beth-Aranin, qytete të fortifikuara, dhe vathë për kopetë e bagëtive.
37 Et les enfants de Ruben rebâtirent Hesbon, Elhalé, Kirjathajim,
Bijtë e Rubenit ndërtuan Heshbonin, Elealehun, Kirjathaimin,
38 Nébo, et Bahal-méhon, et Sibma; dont ils changèrent les noms, et ils donnèrent des noms aux villes qu'ils rebâtirent.
Neboh dhe Baal-Meonin (emrat e tyre janë ndryshuar) dhe Sibmahun; dhe u vunë emra të tjerë qyteteve që ndërtuan.
39 Or les enfants de Makir, fils de Manassé, allèrent en Galaad, et le prirent, et dépossédèrent les Amorrhéens qui y étaient.
Dhe bijtë e Makirit, birit të Manasit, shkuan në vendin e Galaadit, e pushtuan dhe shpronësuan Amorejtë që banonin aty.
40 Moïse donc donna Galaad à Makir, fils de Manassé, qui y habita.
Kështu Moisiu i dha Galaadin Makirit, birit të Manasit, i cili u vendos aty.
41 Jaïr aussi fils de Manassé, s'en alla, et prit leurs bourgs, et les appela bourgs de Jaïr.
Jairi, bir i Manasit, shkoi dhepushtoi fshatrat e tyre dhe i quajti Havoth-Jair.
42 Et Nobah s'en alla, et prit Kénath avec les villes de son ressort, et l'appela Nobah de son nom.
Nobahu përkundrazi shkoi dhe pushtoi Kenathin me lagjet e tij të jashtme; dhe e quajti Nobah simbas emrit të tij.

< Nombres 32 >