< ישעה 8 >

ויאמר יהוה אלי קח לך גליון גדול וכתב עליו בחרט אנוש למהר שלל חש בז 1
Zoti më tha: “Merr një rrasë të madhe dhe shkruaj mbi të me shkronja të zakonshme: “Maher-Shalal-Hash-Baz””.
ואעידה לי עדים נאמנים--את אוריה הכהן ואת זכריהו בן יברכיהו 2
Atëherë mora me vete për të dëshmuar si dëshmitarë të besuar, priftin Uria dhe Zakarian, birin e Jaberekiahut.
ואקרב אל הנביאה ותהר ותלד בן ויאמר יהוה אלי קרא שמו מהר שלל חש בז 3
U bashkova gjithashtu me profeteshën dhe kjo mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë. Atëherë Zoti më tha: “Quaje Maher-Shalal-Hash-Baz;
כי בטרם ידע הנער קרא אבי ואמי--ישא את חיל דמשק ואת שלל שמרון לפני מלך אשור 4
sepse para se fëmija të dijë të thotë: “Ati im”, o “Nëna ime”, pasuritë e Damaskut dhe plaçka e Samarias do të çohen para mbretit të Asirisë”.
ויסף יהוה דבר אלי עוד לאמר 5
Zoti më foli akoma dhe më tha:
יען כי מאס העם הזה את מי השלח ההלכים לאט ומשוש את רצין ובן רמליהו 6
“Me qenë se ky popull ka përçmuar ujërat e Siloeut që rrjedhin ëmbël dhe kënaqet për shkak të Retsinit dhe të birit të Remaliahut,
ולכן הנה אדני מעלה עליהם את מי הנהר העצומים והרבים--את מלך אשור ואת כל כבודו ועלה על כל אפיקיו והלך על כל גדותיו 7
prandaj ja, Zoti do të bëjë që mbi ta të vërshojnë ujërat e Lumit, të fuqishme dhe të bollshme, domethënë mbreti i Asirisë dhe tërë lavdia e tij; do të ngrihet mbi të gjitha kanalet e tij dhe do të vërshojë nga të gjitha brigjet e tij.
וחלף ביהודה שטף ועבר עד צואר יגיע והיה מטות כנפיו מלא רחב ארצך עמנו אל 8
Do të kalojë nëpërmes Judës, do të vërshojë dhe do të kalojë përtej deri sa të arrijë te qafa dhe krahët e tij të shpalosur do të mbulojnë tërë hapësirën e vendit tënd, o Emanuel.
רעו עמים וחתו והאזינו כל מרחקי ארץ התאזרו וחתו התאזרו וחתו 9
Bashkohuni, pra, madje me vrull, o popuj, por do të bëheni copë-copë, dëgjoni, o ju mbarë vënde të largëta. Ngjeshuni, pra, por do të bëheni copë-copë; ngjeshuni, pra, por do të bëheni copë-copë.
עצו עצה ותפר דברו דבר ולא יקום כי עמנו אל 10
Bëni, pra, plane, por do të dalin bosh. Thoni një fjalë, por ajo nuk do të realizohet, sepse Perëndia është me ne”.
כי כה אמר יהוה אלי כחזקת היד ויסרני מלכת בדרך העם הזה לאמר 11
Sepse kështu më ka folur Zoti me dorë të fuqishme dhe më ka lajmëruar të mos eci nëpër rrugën e këtij populli, duke thënë:
לא תאמרון קשר לכל אשר יאמר העם הזה קשר ואת מוראו לא תיראו ולא תעריצו 12
“Mos quani përbetim të gjitha ato që ky popull i quan përbetim, mos kini frikë nga ajo që ai druan dhe mos u trembni.
את יהוה צבאות אתו תקדישו והוא מוראכם והוא מערצכם 13
Zotin e ushtrive, atë duhet të shenjtëroni. Ai të jetë frika juaj, tmerri juaj”.
והיה למקדש ולאבן נגף ולצור מכשול לשני בתי ישראל לפח ולמוקש--ליושב ירושלם 14
Ai do të jetë një shenjtërore, por edhe një gur pengese, një shkëmb pengimi për të dy shtëpitë e Izraelit, një lak dhe një kurth për banorët e Jeruzalemit.
וכשלו בם רבים ונפלו ונשברו ונוקשו ונלכדו 15
Midis tyre shumë persona do të pengohen, do të bien, do të bëhen copë, do të mbeten në lak dhe do të kapen.
צור תעודה חתום תורה בלמדי 16
“Mbylle këtë dëshmi, vulose këtë ligj midis dishepujve të mi”.
וחכיתי ליהוה המסתיר פניו מבית יעקב וקויתי לו 17
Unë pres Zotin, që fsheh fytyrën e tij në shtëpinë e Jakobit, dhe kam shpresë tek ai.
הנה אנכי והילדים אשר נתן לי יהוה לאתות ולמופתים בישראל--מעם יהוה צבאות השכן בהר ציון 18
Ja, unë dhe bijtë që Zoti më ka dhënë jemi shenja dhe një parashikues në Izrael nga ana e Zotit të ushtrive, që banon në malin Sion.
וכי יאמרו אליכם דרשו אל האבות ואל הידענים המצפצפים והמהגים הלוא עם אל אלהיו ידרש בעד החיים אל המתים 19
Në rast se ju thuhet: “Këshillohuni me mediumet dhe me magjistarët, që murmuritin dhe përshpëritin, përgjigjuni: “A nuk duhet një popull të konsultojë Perëndinë e tij? A duhet, vallë, t’u drejtohet të vdekurve për llogari të të gjallëve?”.
לתורה ולתעודה אם לא יאמרו כדבר הזה אשר אין לו שחר 20
Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se një popull nuk flet në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ai nuk ka dritë.
ועבר בה נקשה ורעב והיה כי ירעב והתקצף וקלל במלכו ובאלהיו--ופנה למעלה 21
Ai do të sillet nëpër vendin e tij i raskapitur dhe i uritur; dhe kur të jetë i uritur do të pezmatohet dhe do të mallkojë mbretin e tij dhe Perëndinë e tij. Do ta kthejë shikimin lart,
ואל ארץ יביט והנה צרה וחשכה מעוף צוקה ואפלה מנדח 22
pastaj do ta kthejë drejt tokës, dhe ja fatkeqësi, errësirë, terr plot me ankth, dhe do të shtyhet në terrin më të dëndur.

< ישעה 8 >